“Bastet tani luhen me telefon”, rrëfimi i të riut që vazhdon të luajë skedina

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29.04.2019, 16:54

Nga 1 janari i vitit 2019, kompanitë e basteve sportive në vendin tonë pushuan së ushtruari aktivitetin e tyre me urdhër të qeverisë.

Të gjitha pikat e basteve u mbyllën, por ç'do njeri që dëshiron të vendosë skedinë, mund ta bëjë sërish, kësaj here jo me biletë të printuar, por nga telefoni ose tableta.

Andi, një i ri nga Elbasani, i intervistuar nga "Top Channel" tregon se ai vazhdon të luajë skedina pa problem, njësoj si më parë.

Ai ka qenë frekuentues i rregullt i lojërave të fatit dhe sot, pavarësisht se pikat e basteve ulën qepenët, kjo gjë nuk e ka ndaluar atë të luajë bixhoz.

Andi tregon:

U hoqën për dikë që e kishte me dy mendje të luante, sepse ai që ka për të luajtur do ta gjejë gjithnjë mundësinë. Por në realitet unë nuk besoj se ka ndryshuar gjë, sepse janë po të njëjtët njerëz, po të njëjtat pika bastesh. Besoj se tani e kanë më të lehtë, sepse nuk paguajnë taksa dhe as kanë licencë”.

Por si vendoset një loto sot? Mjafton të marrësh në telefon personin që është i regjistruar në një kompani të huaj bastesh dhe skedina vihet për pak sekonda.

Biseda e Andit me personin që vendos skedina:

Andi: Do më vesh një loto sepse nuk jam në Elbasan, jam në Tiranë dhe kur të vij t’i jap lekët? Personi: Në rregull. Andi: E kam fiksim që Manchester City do ta humbë kampionatin. Do t’i vesh 10 mijë lekë (1.000 lekë) 1-1 me pjesë? Ma dërgo pak biletën pastaj. Personi: Ta çoj unë me ‘screenshot’ në Whatsapp.

Duket se paratë qarkullojnë me mirëbesim dhe bileta e ndeshjes tashmë është një foto nga sistemi i kompanisë, e cila qarkullon në rrjetet sociale si dëshmi për lojtarin dhe bastvënësin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit