Lumi i Erzenit është duke u helmuar nga mbetjet e shkarkuara nga landfilli i Sharrës. Kanë qenë banorët e Pezë Helmësit që kanë ngritur shqetësimin. Shqetësim i cili ka ardhur pasi këta të fundit kanë vërejtur në sipërfaqe të lumit një numër të madh peshqish të ngordhur.
Të shqetësuar kanë ngritur zërin duke bërë edhe denoncimin e rastit. Ata thonë gjithashtu se si pasojë e ndotjes së lumit mund të helmohen edhe bagëtitë pasi problem është edhe bimësia rreth lumit që mund të preket nga ndotja. Kujtojmë se problemi me ndotjen nga landfilli është ngritur dhe më herët nga ana e banorëve, po deri më tani nuk është marrë asnjë masë.
Tirana prodhon rreth 700 ton mbeturina në ditë dhe pjesa më e madhe trajtohen në Landfillin e Sharrës. Landfilli i Sharrës ende nuk ka zgjedhur problemin e derdhjes së ujërave të ndotura. Ujërat që dalin nga trajtimi i plehrave rrjedhin në sipërfaqe të tokës dhe përfundojnë në lumin Erzen. Për pasojë ndotja është e një niveli të lartë sa po ngordh edhe gjallesat e lumit.
Denoncuesit shprehen për JOQ Albania: