Një çift, që kanë lindur në të njëjtën ditë e në të njëjtin spital, ranë në dashuri pasi u takuan për herë të parë në ditëlindjen e tyre rë 18-të.
Tashmë Shauna Gracey dhe Tom Maguire presin që të martohen.
Shauna erdhi në jetë vetëm disa orë dhe metra larg nga shoku i saj i jetës, Tom Maguire 26 vjet më parë më 22 dhjetor 1992.
Pavarësisht se jetonin shumë pranë njëri-tjetrit në Wigan, Mançester të Madh, çifti nuk u takuan asnjë herë deri në vitin 2010.
Të dy ishin jashtë duke festuar ditëlindjet e tyre kur një mik i përbashkët i prezantoi, dhe Tom, i cili punon si inxhinier, ra në dashuri me shikim të parë.
Pasi Tom i propozoi Shauna-s në një udhëtim surprizë në Romë, dyshja pritet të martohen së shpejti.
Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania