Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shirokë të Shkodrës, ku një 65-vjeçar është rrëzuar nga motori. Mësohet se ai ka marrë plagë të rënda në trup dhe se është në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të aksidentuarit.
Informacion Paraprak Me datë 21.04.2019 ora 15.00 në rrugën e Shirokës një person rreth 65 vjeç,ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga me motorçikletë, të cilit nuk dihet akoma identiteti dhe po trajtohet në sallën e operacionit pranë Spitalit Rajonal Shkodër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje."