Një nga vajzat më të famshme të momentit, është ish-banorja e “Big Brother” dhe tifozja e kombëtares në Francë.
Rike Roçi, vijon të tregojë format e saj perfekte në Instagram. Teksa kjo ka sjellë jo pak “lakmi” nga meshkujt që i shkruajnë pafund në rrjetin social.
Në postimet e fundit, me foto mjaft provokuese, Rikja ka marrë mesazhe të shumta, të cilat nuk i kanë pëlqyer aspak pasi nuk i janë dukur normale.
Ka meshkuj që arrijnë deri atje sa të quajnë veten të martuar me “burrë” kur shikojnë foton e Rikes.
Por komenteve nuk i janë kursyer as femrat, të cilat ndjehen të “kërcënuara” nga burrat që rrinë në Instagram.
Modelja ka ndarë disa prej tyre në Instastory.