Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar paraditen e sotme në malin e Tomorrit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e nxjerrjes së pllakave të gurit.
Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 36-vjeçari Besnik Kanani nga Fushë-Peshtani.
Kanani punonte si shofer i firmës së nxjerrjes së gurëve dekorativë.