Një histori me të vërtetë e pabesueshme. Dik, kishte ngordhur për të gjithë.
Pronarët e tij, e gjetën të pajetë në strehë, ndaj mes lotëve vendosën ta groposnin.
Por, qeni gjeti forcën për tu “ringjallur”, duke gërmuar me putrat e tij dheun dhe kthehet në shtëpi dy ditë më pas.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat Novonikolsk të Rusisë dhe kur motrat, pronare të qenit, e panë atë në derë të shtëpisë, nuk u besuan syve.
Për momentin askush nuk ka përgjigje për atë që ka ndodhur dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë një.
Gjëja e sigurt është fuqia e vullnetit e Dikut që nuk donte të braktiste botën tonë.