Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një foto disi gazmore që tregon dy nga burrat më të fortë në planet të ulur së bashku në aeroplan.
Gjiganti Eddie Hall, i cili fitoi titullin e burrit më të fortë në botë në 2017, ishte ai që e ndau fotografinë në Instagram duke treguar se ishte ulur pranë “homologut” të tij Brian Shaw.
Duke ndenjur pranë njëri-tjetrit në një fluturim nga Londra për në Skoci, dy gjigandët pozuan për një foto të paharrueshme.
Trupat e tyre të mëdhenj, të fuqishëm mezi i zinin sediljet modeste të klasit ekonomik.
Pasagjerët rreth tyre duken si një bandë kaviesh të vogla nervoze krahasuar me përmasat trupore të dy burrave muskulozë.
Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania