Një djalë i vogël donte që të blinte lule për gjyshen e tij të ndjerë dhe për këtë arsye vendosi që lante makina me para.
I vogli Ashton Murray donte që të blinte buqetën me lule në kujtim të gjyshes Brenda Husband, e cila u nda nga jeta me hërët këtë muaj, në moshën 61-vjeçare.
Prindërit e tij u befasuan kur ai u tha se për t’i siguruar paratë ai donte të hapte një “lavash” dhe të lante makina për 2.3 euro.
Ashton mori një kuti të madhe dhe bashkë me prindërit e ktheu në tabelë për të lajmëruar shërbimin që jepte.
Për t’i bindur më mirë klientët e tij ai kishte sqaruar tek tabela që ishte 7 vjeçar.
Prindërit e tij u shprehën për mediat se u ndjenë shumë krenar për gjestin dhe mënyrën që djali i tyre mendoi për të kujtuar gjyshen.
Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania