Zyrat e Drejtorisë së Transportit Rrugor do të zhvendposen në dalje të kryeqytetit. Deri më sot zyrat e kësaj drejtorie kanë qenë te zona e ish-NSHRAK-ut në Tiranë.
I habitshëm është fakti që vendodhja e re e zyrave të Transportit Rrugor është në pronësi të Krislen Kerit. Ky i fundit është ish-drejtori i Aviacionit Civil dhe kjo zhvendosje e bën këtë që të quhet një aferë korruptive.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, paraardhësja e Kerrit në Aviacionin Civil, dhe institucioni që ajo drejton do të paguajnë një qera mujore prej 20 mijë eurosh.
Ky është një insitucion shtetëror i cili mbahet nga taksat e shqiptarëve dhe do të zhvendosen në një ambient privat. Sipas "Syri.net" gjithçka është bërë me detyrim dhe jo si një nevojë e institucionit për ambiente të reja.
Vlen për të kujtuar se shkarkimi i Krislen Kerit nga kreu i Aviacionit Civil erdhi pas grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur më datë 9 prill 2019.