Policia kufitare e Korçës ka ndaluar ditën e sotme në doganën e Kapshticës 20 refugjatë sirianë. Mes refugjatëve bëhet me dije se ka gra dhe fëmijë.
Shtetasit sirianë janë dërguar pranë Drejtorisë Vendore dhe të Migracionit në rajonin e juglindjes, ku pritet të japin deklaratat e tyre.
Nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e tyre të kthehen në kampet e ndërtuara në Greqi, ndërsa një numër tjetër të dërgohen në Babrru, në qendrën e azilkërkuesve.
Vetëm në 3 mujorin e parë të këtij viti nga policia kufitare janë kapur mbi 200 shtetas sirianë, afganë e pakistanezë ndërsa vetëm gjatë këtyre ditëve janë kapur më shumë se 120 shtetas.