Edoardo Reja ose i quajtur ndryshe Edy Reja, u zgjodh si zëvendësues i Panuccit në drejtimin e kombëtares.
Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana ka dhënë mendimin e tij në lidhje me trajnerin e ri.
Cana ka një njohje të vjetër me Rejan, pasi ky i fundit ka drejtuar Lazion, në kohën kur ish-kapiteni kuq e zi luante me kryeqytetasit.
Ish-kapiteni është shprehur se Reja ka mjaftueshëm eksperiencë dhe është një person që e njeh mirë futbollin.
Më tej ai shton se ka disa pikëpyetje për faktin se Reja ka drejtuar vetëm në Serie A.
Edoardo Reja është një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët, që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin. Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje, përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Reja është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip.
Edy Reja ka nënshkruar një kontratë me kombëtaren deri në përfundim të fushatës kulaifikuese për Euro 2020. Ai ka drejtuar Lazion në vitet 2010-2012, si dhe në 2015-ën.