Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për grabitjen në aeroportin e Rinasit.
Kujtojmë këtu se Leshaj tha se eurot mund të ishin djegur. Kurse Berisha në lidhje me këtë ka shkruar në postimin e tij se kryeministri Edi Rama përdori ministrin Leshaj për të bërë deklaratën që nuk ia priste mendja askujt.
Po ashtu në këtë postim Berisha ka shkruar me ironi se këto para janë grabitur për t’u ngrohur dhe jo për të blerë vota.
Sjellim në kujtesë se fillimisht u tha se u tha se ishin vjedhur 2 milion euro më pas ishin mediat ndërkombëtare ato që raportuan se ishin vjedhur 10 milion euro derisa u verifikua se ishin vjedhur 6.5 milion.
Gjatë kësaj grabitjeje i vrarë mbeti edhe një prej grabitësve, Admir Murataj.
Postimi i plotë: