Eliminimi i turpshëm nga Champions League ka shkaktuar tërmet te Juventusi, aq sa mediat italiane po aludojnë se Kristiano Ronaldo mund të largohet nga ekipi.
Kjo situatë ka bërë që frerët e skuadrës t'i marrë në dorë presidenti Anjeli.
Sipas portugezes, “Record”, raportohet se ai është takuar ditën e djeshme me Ronaldon dhe bashkë kanë planifikuar të ardhmen.
Ronaldo do vazhdojë me bardhezinjtë dhe do ndihmojë presidentin për merkaton e verës duke sugjeruar lojtarë cilësorë.
Me përforcimin e ekipit, në dy vitet e ardhshme do të tentohet intesivisht Liga e Kampionëve.
Pra Ronaldo, për Anjelin është një lojtar, tek eksperienca e të cilit do të bazohet “Zonja e Vjetër” për të fituar këtë trofe kaq shumë të dëshirueshëm.