Prej muajsh ka një hipiotezë të mundshme që Paulo Dybala të transferohet te Interi si pjesë e shkëmbimit me Mauro Ikardin.
Së fundmi, kjo hipotezë ka marrë përmasa serioze.
Kjo pasi një fanellë zikaltër me emrin e sulmuesit argjentinas dhe me numrin 21, u shfaq jashtë qendrës stërvitore të Interit.
Nuk dihet ende a ka një akord mes Interit dhe Juventusit, por jashtë qëndrës stërvitore “Appiano Gentile” të Interit, është shfaqur sot, fanella zikaltër e Dybalës.
Gjithsesi, padyshim që nëse një shkëmbim i tillë do të ndodhë në muajt e verë, do të kemi të bëjmë me një ndër marrëveshjet më të bujshme në historinë e Serisë A.
Mediat italiane kanë filluar të ziejnë pas kësaj fotoje...
Inter, sorpresa ad Appiano: spunta la maglia nerazzurra... di Dybala https://t.co/ovmvBac6WS
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) April 19, 2019