Ish-mbrojtësi i Interit Marco Materazzi ndodhet në Tiranë, pasi do të marrë pjesë në një eveniment.
Tifozët interistë i rezervuan atij një surprizë të bukur në sheshin "Skënderbej".
Ata kanë shkrepur edhe disa foto me ish-mbrojtësin zikaltër.
Marco Materazzi është një nga lojtarët më të dashur për tifozët e Interit, për shkak të dashurisë që ka treguar për ngjyrat zikaltër.
Ai veshi bluzen e Interit për 10 vite rresht, ndërsa ishte edhe pjesë e Tripletës gjatë sezonit 2009-2010, ku zikaltërit fituan kupën e Italisë, Serinë A dhe Champions Leaguen.
Gjithashtu Materazzi ka qenë protagonist në Kupën e Botës të fituar nga Italia në 2006-ën.
Ai shënoi gol në finale, ndërsa u godit me kokë nga Zidane pas një sherri verbal, episod ky që ka mbetur në histori.
Materazzi vjen në Tiranë on Vidnews.