Allegri nuk e mendon largimin, por eleminimi i Juventusit nga Champions League pritet të sjellë një lëvizje të madhe te skuadra e Juventusit.
“Sky Sports” raporton se torinezët kanë filluar të kontaktojnë me ish-trajnerin bardhezi, Antonio Konte, për t'ia besuar atij stolin.
Aktualisht ai po shijon pushimet pas largimit nga Chelsea i Londrës.
Pas ndeshjes, vetë trajneri aktual, Masimiliano Alegri u shpreh se nuk do të largohet nga Juventusi, madje edhe Anjeli qëndroi në të njëjtën linjë.
Mirëpo, situata ka ndryshuar shumë shpejt dhe tani drejtuesit bardhezinj kanë nisur kontaktet e reja.
Konte është një trajner që e njeh mirë ambientin dhe nuk do të t’i duhej kohë për tu përshtatur, megjithëse ai po pret të mbyllë gjyqin me Çelsin ku kërkon të dëmshpërblehet 23 milionë euro.