Goli vendimtar që çoi Totenhemin në gjysmëfinalet e Champions League, ishte ai i spanjollit Fernando Lorente në minutën e 73-të.
Me këtë gol, rezultati i përgjithshëm u barazua në 4-4, ndërsa protestat ishin të mëdha tek kampi i Manchester Cityt.
Ata kërkuan që goli të anulohej, pasi kërkonin prekje të topit me dorë nga Lorente, por, edhe pasi arbitri turk, Çakër e pa në VAR, vendosi që goli ta quante të rregullt.
Nërkohë që episodi vazhdon të diskutohet gjatë, pas ndeshjes, është vetë protagonisti kryesor i atij momenti, Fernando Lorente, i cili e pranoi se e kishte prekur topin edhe me dorë.
Ai u shpreh:
Nisur edhe nga deklarata e lojtarit, ky episod provon se teknologjia VAR në këtë moment nuk ka funksionuar mirë, ndërsa ka dyshime se arbitrit nuk i janë treguar pamjet e duhura.
Ndërkaq, për ta bërë edhe më dramatike këtë ndeshje, në fund sistemi VAR ndërhyri sërish për të anuluar një gol të Cityt, teksa në fund skuadra e Guardiolës nuk mundi të prekte gjysmëfinalet.