Mbrëmja e së martës ka qenë magjike për gjithë fansat e futbollit. Sfida mes Juventusit dhe Ajaxit ka prodhuar një futboll spektakolar.
Në fund, Ajaxi i Amsterdamit është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Champions League pasi fitoi 1-2 në "Allianz Atadium".
I mbushur plot me talentë, ekipi holandez ka zhvilluar një ndeshje perfekte.
Një kuriozitet interesant është publikuar pas ndeshjes.
Pak vite më parë, Juventusi përballjek me Ajaxin në fazën e 1/32-ave në Ligën e Europës, në një ndeshje që fituan italianët.
Në fillim të ndeshjes, kur skuadrat rreshtohen dhe dëgjohet himni, Buffon dhe Marchisio, kishin me vete dy fëmijë, të cilët pak vite më vonë do t’i njihte e gjithë Europa.
De Ligt dhe Onana, ishin dy fëmijët që përcollën dy legjendat e Juventusit na atë sfidë ku “Zonja” fitoi ndërsa për çudi të fatit, po ata tjem, mbrëmjen e së martës eliminuan Juventusin nga Champions League.
Kjo foto është bërë “virale” në rrjetet sociale.