Një qytetar, i cili pretendon se është ekspert i ka shkruajtur ditën e sotme ish-kryeministrit Sali Berisha, duke denoncuar se Admir Murataj nuk u vra nga efektivët e policisë, por nga shokët e tij.
Teksa i ka dërguar edhe fotot Berishës, eksperti argumenton se terreni në të cilin është zhvilluar ngjarja, nuk siguron që policia të kishte mundësitë e ekzekutimit të Muratajt.
Për më tepër, sipas ekspertit, në mikrobusin e policisë nuk ka asnjë gërvishtje, apo shenjë nga të shtënat, gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe Muratajt.
Postimi i plotë i Berishës:
Hidhet poshte me prova te pakundershtueshme pretendimi i policise se ajo ka ekzekutuar Admir Murataj! Lexoni mesazhin, pyetjet gozhduese dhe shikoni fotot e ekspertit dixhital. sb Pershendetje Zoti bershia
Si ka mundsi qe lajmet thone qe ka qelluar policia kur ketu nuk ka fushe pamje fare. Policia nuk ka pas asnji shans te gjuj sepse aty esht nje pjes e ngritur si tip kodre edhe nuk te lejon te shikosh fare. Policia mashtron ajo as qe eshte afruar aty e jo me te hap zjarr dhe te vras nji nga grabitesit nuk ka fushe pamje. Mikrobuzi i policise nuk ka asnje gervishtje jo me çpim nga plumbat. Eshte e sigurt qe Admir Murataj esht vrare nga shoket e tij"