Aborti u bë i ligjshëm në Shqipëri në dhjetor të 1995 dhe sipas të dhënave të ISHP, vetëm në 5 vitet e fundit, në të gjithë vendin, ka pasur më shumë se 29 mijë të tilla. Ekspertët pohojnë se zvogëlimi i numrit të fëmijëve përmes abortit ndikon në ekonomi në tkurrjen e konsumit të mallrave për to, si dhe në tkurrjen e popullatës dhe si pasojë, të fuqisë punëtore dhe numrit të taksapaguesve për një shtet.
Por, ka edhe një anë tjetër medalje. Aborti, shpeshherë, shihet si zgjidhje ekonomike për familjet në vështirësi ekonomike, sidomos në rastin e grave të papuna dhe të pasiguruara.
Në Shqipëri problemi më i madh vazhdon të mbetet abordi selektiv, kjo për faktin se gratë jetojnë në një shoqëri patriarkale.
“Zëri i Amerikës”, në një kronikë për këtë fenomen, sjell dëshmi nga institucionet dhe histori të grave që kanë zgjedhur të bëjnë abort selektiv. Është e dhimbshme sesi këto nëna kanë zgjedhur të abortojnë, pasi e kanë një fëmijë vajzë dhe shoqëria shqiptare është ende me mentalitetin që djemtë meritojnë më shumë investimin e prindërve.