Supertalenti i Benfikës, Joao Felix, është aktualisht lojtari më i kërkuar nga skuadrat më të njohura europiane.
Së fundmi, në skenë për të ka dalë edhe Juventusi dhe sipas raportimeve të Gianluca DiMarzio, kampionët e Serie A janë favoritët kryesorë për të siguruar shërbimet e tij.
Për lojtarin portugez interesim i madh është shfaqur edhe nga Manchester United dhe Real Madrid, por spanjollët nuk kanë raporte të mira me Benfikën dhe do ta kenë problem arritjen e marrëveshjes.
Juve në anën tjetër do ta shfrytëzojë edhe bashkëkombasin e Felix, Cristiano Ronaldon, për ta bindur lojtarin të kalojë në ‘Allianz Stadium’.
Joao Felix është aktualisht vetëm 19 vjeç dhe po mahnit botën e futbollit me paraqitjet e tij fantastike.