Shkencëtarët kinezë kanë ‘mbjellë’ qeliza nga truri njerëzor në trurin e disa majmunëve në kuadër të një studimi.
Ky eksperiment ka shkaktuar një numër të madh kritikash ndërsa thuhet se kërkuesit e bënë eksperimentin për të nxitur zhvillimin e majmunëve.
Kështu, kërkuesit fitën një trurin e majmunëve një version njerëzor të gjenit MCPH1, i cili besohet e luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit njerëzor.
Testimi kontrovers u kry mbi 11 majmunë.
Sipas studiuesit Su Bing, në planin afatgjatë, një studim i tillë do të sigurojë një informacion të vlefshëm për analizën e etiologjisë dhe trajtimit të sëmundjeve të trurit si p.sh autizmi, të shkaktuara nga zhvillimi jo normal i trurit.
Pas eksperimentit u vu re se majmunët “transgjenik” shfaqën kujtesë më të mirë afatshkurtër dhe kohë më të shkurtër reagimi në krahasim me majmunët e egër.
Gjithsesi, nuk u vu re rritje e masës së trurit tek majmunët që ishin pjesë e testit.