Një elektricist i quajtur Xiao Jiang ka filmuar shokët e tij të punës ndërkohë që merrnin një sy gjumë në një shtyllë 50 metra të lartë.
Pamjet e frikshme janë filmuar në Kinën jugore, qytetin Chenzhou më 5 prill.
Punonjësit në video kishin lidhur veten e tyre me litarë pas shtyllës së tensionit të lartë dhe qëndronin të varur duke fjetur.
Sipas Xiao Jiang, atij dhe kolegëve të tij të punës u duhet të ngjiten deri në 100 metra lartësi dhe ata zbresin vetëm për të ngrënë drekë.
Friday feelings at work… 😴
Publiée par Daily Mail sur Vendredi 12 avril 2019