Vetëm tre dekada pas vdekjes së tij, shteti kolumbian ka marrë në dorë rezidencën verore që Pablo Escobar kishte ndërtuar për familjen e tij.
"La Manuela" ishte rezidenca që Pablo ia kishte dedikuar vajzës së tij dhe ishte pushtuar ilegalisht nga një familje, e cila kishte krijuar aty një biznes të sajin me shëtitje turistike, kuzhinë dhe sporte.
Në vitin 2005 qeveria kolumbiane e konfiskoi vilën, pas një procesi ligjor që përfshinte sekuestrimin e aseteve kriminale, por vetëm me letra.
E gjithë ndërtesa ka mure dyshe, me qëllimin që brenda tyre të fshiheshin lehtësisht parà dhe kokainë, ndërsa luksin ia shtonte një disko private, një pishinë, një sallë madhështore të ftuarish, një fushë tenisi dhe një fushë futbolli, që përdorej edhe si pistë për uljen e helikopterëve.