Linda Rei është një nga personazhet më të ndjekur në mediat shqiptare por edhe në rrjetet sociale. Në një nga intervistat e saj të fundit Linda ka trguar edhe arsyet se përse e la garën në mes nga spektakli "Dance wih me".
Arsyeja e largimit të Lindës është xhelozia e ish-të dashurit të saj pasanik. Të shumta janë fotot që Linda poston nga jeta e re në Maltë për të harruar ish-in e saj.
Ajo thotë se jeta e saj tani është e qetë pasi Malta është një shtet i vogël, por ofron çdo gjë. Ajo u dashurua me atë vend ndaj dhe ka vendosur që të jetojë aty, të paktën për një kohë tepër të gjatë.
Kur flet për ish-të dashurin, Linda thotë se bëhet fjalë për Massimon, me të cilin ka më shumë se një vit që është ndarë, pra që nga janari i vitit 2018.
E pyetur se përse ishte ndarë nga Massimo, ajo përgjigjet:
Pse e le?” do ishte pyetja e duhur. Se kur thyhet një gotë, unë e hedh në plehra. Pas kësaj, preferoj të pi direkt nga rubineti sesa të pi diçka të ngjitur. Mendoj se po të isha “single” dhe të mos kisha stresin e tij gjërat do të ishin ndryshe. Stresi që ai më shkaktonte ishte një nga shkaqet që u largova nga “Dance with me”. Tani që e mendoj, them se ndoshta do e përballoja pa komoditetet që kisha në Tiranë dhe ndoshta edhe do e kisha fituar garën.
Kur një mashkull të bën për vete dhe ishte i bindur që më kishte bërë për vete me paratë e tij dhe pastaj kupton që nuk është ashtu dhe unë mund të isha e pavarur, çdo gjë shkatërrohet. Por meqë unë e doja realisht, shkatërrova disa shanse, pasi nuk isha në gjendje psikologjike të zgjidhja çfarë ishte më e mira për mua."
Pse të shkaktonte stres, si sillej ai me ty?
Po kur isha në Shqipëri filloi të bënte si xheloz dhe me sjelljet e tij më bëri që unë të ikja nga gara. Normalisht që nuk isha komode me hotelin, detaje për të cilat kam folur në intervista të kaluara. Por plus këtyre, presioni që më bënte ai me xhelozi ishte i tillë sa unë nuk mbajta dot më dhe çdo problem i vogël më dukej gjigant.
Më kishte dhuruar makinë Porsh dhe më tha: “Ti vetëm atë doje”. Pas kësaj, unë mora makinën, shkova te qyteti i tij dhe e kërkova për 4-5 orë. Kur e gjeta, i futa gaz makinës me 160 km/orë dhe ia përplasa te makina tij. Zbrita dhe i thashë: “Urdhëro mbrapsh dhuratën tënde!” Pse e bëra? Sepse jam me parimin që s’duhet lejuar kurrë një mashkull të të thotë: “Ta kam dhënë unë!”. Sado të ishte çmimi i asaj dhurate, në momentin që ma përmendi, për mua e ka vlerën zero."
Tani ecën në këmbë që ke këtë trup në formë?
Eci shumë që kur shkatërrova Porshin (shaka). Trupin në formë e mbaj duke u ushqyer mirë dhe duke shkuar në palestër. Si të bëri ta dashuroje kaq shumë, që thua s’do të ketë tjetër pas tij? Tani as vetë nuk e di.
Po sikur të kthehesha pas në kohë, ndoshta as nuk do lodhesha me të. Por ishte shumë funny, fakti që pabukset shqiptare kur morën vesh që unë dhe ai ishim ndarë, filluan ta ndiqnin ose t’i shkruanin në “Facebook”. Disave u ktheva unë përgjigje. Është e çuditshme si dikush e ndjen veten në nivelin tim, por prapë asnjëra s’mundi të hante thërrimet e mia! S’ka shanse."
Dhe si është të jetosh në një ishull, duke u munduar të harrosh ish-in?
Mmmm! Të jetosh sikur s’do të ketë të nesërme, edhe me udhëtime sa në Milano, sa në Lugano, sa në Berlin, sa në Londër. Si gjithmonë, jam e pavarur dhe e jetoj jetën sa më shumë të kem mundësi, se nesër nuk i dihet çfarë ndodh. Kam filluar prapë me fotografitë, se më bëjnë të jetoj në një botë si në përralla, por jam bërë edhe më private që do të thotë se e ndaj sa më pak jetën që bëj nëpër rrjete social. Kjo më ka ndihmuar të jem më e qetë."
Të ngacmojnë djemtë? Po tani po ndjen për ndonjë djalë tjetër?
Si gjithmonë, por asnjëri nuk arrin të fitojë interesimin tim. Në fakt, ata që më pëlqejnë mua janë të gjithë të martuar. Kurse ata që më duan mua, s’i dua unë."