E gjithë vëmendja tre ditët e fundit është zhvendosur drejt grabitjes spektakolare në Rinas ku mbeti i vrarë Admir Murataj.
E ndërsa ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka depozituar sot në gjykatë një kërkesë për sekuestrimin e pronave të Muratajt, i cili mendohet të ketë qenë “truri” i grabitjes së fundit të ndodhur në Rinas.
Prokuroria kërkon gjithashtu edhe sekuestrimin e pronave të Aleksandër Murataj. Prokuroria është shprehur se pasuria e tyre nuk justifikohet. Pasuria e Muratajt përfshin apartamente dhe makina luksoze, si dhe disa troje të blera në Tiranë.
Sipas Prokurorisë kjo pasuri nuk ka pasur burim të ligjshëm. Po ashtu janë sekuestruar dhe 300 mijë euro si prova materiale.
Pasuritë që kërkohet t’iu vihet sekuestro:
Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë nëYzberisht, Tiranë;
Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;
Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.
BMW X6 sekuestruar shtetasit Cen Murataj;
Fuoristradë Mercedes Benz;
FuoristradëBMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;
DODGE sekuestruar shtetasit Cen Murataj;
DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Cen Murataj;
Mitsubishi sekuestruar shtetasit Cen Murataj;
Volkswagen Tiguan;
Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Cen Murataj;
Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.