Mbrëmjen e sotme, ish-drejtori i sigurisë në Autoritetin e Aviacionit Civil, Martin Biba, foli për super grabitjen e Rinasit, ku dyshohet se grabitësit morën një shumë prej 10 mln eurosh.
I ftuar në emisionin "Të paekspozuarit", ai tha se të gjithë aktorët kanë përgjegjësi për këtë vjedhje, ndërsa tha se thyerja e perimetrit të sigurisë së Aeroportit “Nënë Tereza” është përgjegjësi kryesore e shtetit shqiptar.
Nga ana tjetër, analisti Mentor Nazarko shtoi se kjo vjedhje mund të ketë pasur një bashkëpunim nga të gjithë aktorët, duke nisur brenda bankave e deri tek aeroporti.
Pjesë nga debati:
Ylli Rakipi: Bota si i transporton këto para?
Biba: Dërgesat me para mund të shkojnë si kargo. Kargot në vendet tonë skanohen 100 për qind, ndërsa në botë ka vende që nuk skanohen 100%. Dikush më shumë dhe dikush më pak, janë të gjithë pjesë e përgjegjësisë. Unë të jem i sinqertë, besoj se thyerja e perimetrit të sigurisë është përgjegjësi e shtetit shqiptar.
Nazarko: Kjo vjedhje është bërë nga një bashkëpunim që janë brenda bankave, brenda shoqërive e brenda aeroportit. Ku është përgjegjësia më e madhe, tek bankat apo tek aeroportet. Ku ka pas rol kyç?
Biba: Në momentin kur pakot kalojnë pikën e skanimit brenda aeroportit, përgjegjësia është e aeroportit. Aeroporti ka programin e sigurisë aeroportuale dhe dërgimi i pakove postare apo i kargove është përgjegjësi e aeroportit.
Bushati: Kemi një shtet që i kanë rënë brekët deri në gjunjë.
