Juventusi barazoi mbrëmjen e djeshme 1-1 përballë Ajaxit në Champions Leaguue duke lënë gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit.
Kjo ndeshje ka lënë pasoja serioze te skuadra italiane.
Mesfushori bardhezi, Blaise Matuidi u detyrua që të linte fushën e lojës në Amsterdam, në minutën e 75-të, dhe vendin e tij e zuri Paulo Dibala.
Futbollisti francez i Juves, siç raporton Sky, pati probleme në pjesën e pulpës, por ekzaminimet e orëve në vazhdim do të përcaktojnë më saktë situatën e ish-lojtarit të PSG.
Me shumë mundësi, ai do mungojë për ndeshjen e kthimit në Torino, dhe në këtë mënyrë, Alegri do të kishte në dispozicion vetëm Pjaniç, Bentankur dhe Khedirën për këtë repart.