Një gjest i shëmtuar ka ndodhur para ndeshjes Ajax-Juventus dhe protagonistë janë bërë pikërisht tifozët e Ajaxit.
Një granatë shpërthyese është gjetur në selinë e tifozëve të skuadrës holandeze të Den Hag dhe dyshohet se autorë të këtij veprimi janë pikërisht tifozët e Ajaxit
Anash bombës ishte shkruar me një sprajt ngjyrosës shenja identifikuese e tifozëve të Ajax, “XXX” çka forcon hipotezën se ky veprim është bërë pikërisht nga ata.
Kjo ngjarje vjen pikërisht para përballjes së sotme Ajax-Juventus.
Kjo pasi tifozët e skuadrës së Den Hag janë binjakëzuar me ato të juventusit.
Për këtë, policia ka rritur masat e sigurisë në mundësi të ndonjë trazire në rrugët e qytetit.
Gjithashtu mendohet se në shkallët e stadiumit, pikërisht në tribunën ku do të vendosen tifozët italianë, do të ketë prani të tifozëve të Den Hag dhe policia holandeze i trembet incidenteve të mundshme.