Burri i saj vendosi të ishte shtëpiak për të, kjo është gruaja mund të drejtojë Gjermaninë pas Merkelit  

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 10.04.2019, 15:00

Annegret Kramp-Karrenbauer është emri i gruas që mund të jetë kancelarja e ardhshme e Gjermanisë. Sipas skeptikëve kjo do të ndodh vetëm nëse Kramp-Karrenbauer arrin të dalë jashtë hijes që i krijon Merkel.

Nga ana tjetër Merkel do të mbetet kancerlarja e Gjermanisë deri në vitin 2021, por edhe më shpejt nëse ajo detyron të largohet.

Annegret Kramp-Karrenbauer është duke u përpjekur të bëjë çdo gjë që vërteton se ajo mund të jetë zëvendësuesja e Merkelit.

Por kush është Annegret Kramp-Karrenbauer?

Annegret Kramp-Karrenbauer e njohur ndryshe gjerësisht si AKK, për shkak të vështirësisë që hasin gjermanët në shqipërimin e emrit të saj. Tashmë ajo shihet si një kancelare e ardhshme potenciale nëse CDU fiton zgjedhjet e ardhshme në vitin 2021.

Ajo ka lindur në Saarland, një vend i vogël malor në kufi me territorin francez, AKK jetoi në një familje të madhe katolike në të cilën ajo u rrit me parimet e forta të një besimtareje katolike duke e vetëshpallur veten e saj si një katolike të rreptë.

Annegret e përshkruan veten e saj si një person të apasionuar mbas leximit dhe shprehet se gjatë viteve të saj të shkollimit nuk ka humbur asnjë orë mësimi.

Në vitin 1984, ajo u martua me Helmut Karrenbauer, inxhinier minierash me të cilin ka 3 fëmijë. Po në të njëjtin vit ajo filloi studimet e saj në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike dhe pas përfundimit të studimeve bashkëshorti i saj vendosi të ishte një baba shtëpiak për 3 fëmijët e tyre në mënyrë që ajo të ngjiste shkallët e karrierës së saj.

Gjatë gjithë karrierës së saj profesionale, ajo ka punuar pa ndërprerje për të mbështetur të drejtat e grave. Çështjet e barazisë gjinore, dhe shfuqizimi i çdo forme diskriminimi janë fushat kyçe të punës së saj. Angazhimet e saj profesionale dhe vullnetare përqendrohen veçanërisht në fushat e tregut të punës, pjesëmarrjes politike dhe dhunës me bazë gjinore. Ajo ka qenë e angazhuar ndaj problematikave të tilla si dhuna seksuale ndaj grave. Po ashtu ka nisur edhe fushatën e ndërgjegjësimit "Thuaji jo – martesave të detyruara". Si një nga politikanet e para femra në Gjermani, ajo këmbënguli për një kuotë të detyrueshme për gratë në pozita drejtuese nëpër kompanitë publike dhe ato private.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit