Ylli i serialit "Game Of Thrones", Hafthor Julius Bjornsson ose i quajtur ndryshe "Mali", është shpallur njeriu më i fortë në Evropë për të pestin vit radhazi.
Ai përmbushi një seri sfidash fizike drejtpërdrejt nga arena në Leeds.
Bjornsson arriti të ngrinte 350 kg në dead lift.
Sfidat e tjera që ai realizoi me sukses ishin rrotullimi i gomës, apo mbajtja me zinxhirë e "shtyllave të Herkulit".
Pasi mori titullin, Bjornsson falenderoi skuadrën e tij, që e ndihmoi të realizonte të gjitha sfidat.
Ai u shpreh:
Njeriu me i forte ne Evrope, sfida me shtyllat e Herkulit on Vidnews.
Njeriu me i forte ne Evrope ngre dead lift 350 kg on Vidnews.