Kristiano Ronaldo është duke investuar shumë në botën e biznesit në mënyrë që të ketë me çfarë të merret pasi të largohet nga futbolli.
Portugezi ka disa pika hotelesh në disa nga qytetet më të njohura të Europës.
Megjithatë një rival i ri i ka dalë në skenë së fundmi.
Bëhet fjalë për rivalin e përjtshëm edhe në futboll, Lionel Messin.
Argjentinasi është futur gjithashtu në rrugën e biznesit, madje duke bërë të njëjtën gjë si Ronaldo.
Messi ka blerë “Hotel Seasun Fona” në bregdetin e Mallorcas, përmes kompanisë “Rosotel Holdings”, që ka si administrator vëllanë e tij, Rodrigo.
Po ashtu, Messi ka një tjetër hotel në Spanjë, që është në fakt i pari i tij.
Ai ka emrin tregtar “MiM Sitges”, ndodhet në Barcelonë dhe menaxhohet nga zinxhiri katalanas “Majestic”, si edhe “MiM Ibiza”.
Natyrisht, në pronësi të kapitenit të Barcelonës, hoteli në fjalë do të rimodelohet dhe pritet të ketë klientelë të shtuar.
Nuk ka dyshime se rivaliteti mes Messit dhe Ronaldos do vazhdojë edhe përtej futbollit.