“Makina nuk bën më, malet po numërohen nga policia”/ Cila është SMS-ja që fundosi Balilin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.04.2019, 20:22

Ditën e sotme u lexua pretenca për Klemend Balilin. Prokurori Ened Nakuçi kërkoi 18 vite burg për "Escobarin e Ballkanit". Duke qenë se procesi ndaj Balilit ka qenë me gjykim të shkurtuar, ai përfiton uljen e 1/3 të dënimit, duke e çuar në 12 vite. Balili akuzohet për trafikun e mbi 600 kg hashash në ishullin e Zakynthos në Greqi. Përgjimet e autoriteteve greke janë prova më e fortë ndaj tij.

Dyshohet se në maj të 2016, Balili organizoi trafikun e drogës nëpëmjet detit, në marrëveshje me koordinatorin e transportit, Georgios Alyfantis, i asistuar nga Ksenofonda Anagnostopulo dhe dy shqiptarët Petro Dalanaj e Kleanth Palaj. Ato ndodheshin në det por koordinoheshin nga Balili, i cili ndodhej në Sarandë. Sipas dosjes greke, Balili fliste me dy numra grekë, ku jepte urdhëra për korrierët e tij, ndërsa koordinonte veprimet me kreun e organizatës, Georgios Alyfantis, shkruan Shqiptarja.com.

Organizata e këtij të fundit përbëhej nga Spiridon Kolevris, Athina Vossou, Dimitrios Papamihelakis, Hristos Horianopoulos, Zaharias Rontos, Mihail Sofronas, Nikolaos Tasopoulos, Stamatis Bouropoulos, Stefan Zotos. Droga shpërndaj në të gjithë Ballkanin, Evropën e deri në Angli. Po sipas hetimeve greke, më 5 maj të 2016-ës, korrierët e Balilit, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, u nisën nga Saranda dhe dërgun 678 kg marijuanë me skafin e quajtur "Vasiliki".

Më 7 maj 2016, shqiptarët mbërrijnë në Zakynthos dhe ia dorëzojnë drogën tre personave, anëtarë të bandës së Alyfantis. Ky i fundit mbante kontakte me Balilin dhe Dalanajn. Balili në përgjime ishte "Kely", Petro Dalanaj thirrej nga Alyfantis "Baba", ndërsa shqiptari ia kthente "biri im", droga ishte e koduar me emrin "makina", ndërsa pakot me fjalën "Mali". Gjatë transportit të drogës ka patur një problem, pasi shqiptarët kanë ngatërruar vendin e mbërritjes, duke e lënë drogën në një ishull pranë Zakynthos. Më pas ata u arrestuan nga policia po atë ditë.

Menjëherë pas ngjarjes, Alyfantis dhe Balili intensifikojnë telefonatat, duke thënë se "makina nuk bënte më" dhe se "malet po numërohen nga policia". Dy bosat vendosin që të ruajnë qetësinë e mos tu bërtasin korrierëve, nga frika se ato mund të bënin ndonjë gabim. Pas dështimit, Alyfantis i thotë Balilit se ka ngelur me "bukë, domate e djathë", ndërsa ky ia kthen se herën tjetër do ti sjellë një ngarkesë me 5.

Policia greke i kishte nën përgjim, por nuk kishte gjetur identitetin e plotë të "Kelyt". Ka qenë një gafë e Balilit, i cili i ka çuar me mesazh numrin e pasaportës shtetasit grek.

Greku i thotë Balilit:

Vellai im, dërgo numrin e pasaportës tënde…

Më pas në mesazhin e grekut ka ardhur një mesazh nga numri 00306971713372 ku shkruhej

BF2613552

Pas kontrollit në sistemin TIMS u zbuluar se numri i përkiste Klemend Balilit, lindur më 20 mars 1972 në Sarandë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit