Disa javë më parë, djali ish-guvernatorit të BSH Ardian Fullani, Eriku dhe vajza e Majlinda Bregut, Kejda u "kapën mat" duke darkuar në të njëjtin restorant në Romë. Ndonëse ata nuk kanë foto së bashku, në profilin e të dyve në rrjetin social Instagram është vërtetuar disa herë që ata i kalojnë pushimet jashtë vendit, larg paparacëve dhe syve të publikut shqiptar.
Gjatë kohëve të fundit ata kanë hedhur foto nga të njëjtat vende dhe në të njëjtën periudhë kohore.
I riu Fullani është një prej djemve më të përfolur shqiptarë, nisur nga rënia e tij drastike në peshë, jetesa luksoze me makina të shtrenjta e pushimet në vendet ekzotike.
Pak kohë më parë ai përflitej se ishte në një lidhje dashurie me një vajzë shumë simpatike bjonde të quajtur Mari, me të cilën duket se i ka dhënë fund.
Storyt në profilin e tij, ku dukej se i dhuronte asaj trëndafila duket se kanë marrë fund em kohë pasi Fullani i është përkushtuar prej kohësh vajzës së ish-deputetetes së PD.
Marrëdhëniet mes familjarëve janë të mira dhe ish deputetja Majlinda Bregu, e konsideron si partner të denjë Erikun për të bijën.