Një infermiere ka adoptuar një vajzë të vogël që lindi në spitalin ku ajo punonte.
45-vjeçarja Liz Smith e vizitonte vogëlushen Gisele çdo ditë pasi mbaronte turnin e saj në punë ndërsa vajza ishte vetëm 29 javëshe.
Gisele e vogël u diagnostikua me sindromin e abstinencës neonatale për shkak se nëna e saj, e cila e braktisi në spital, kishte konsumuar drogë gjatë shtatzënisë.
Pasi fëmija u mor në kujdestarinë e shtetit në Massachusetts në tetor të vitit 2016, Liz u ofrua ta merrte në kujdestari.
Tani Gisele, e cila do të festojë ditëlindjen e saj të tretë në korrik, është zyrtarisht vajza e Liz-it pasi procedurat e adoptimit u finalizuan në tetor të vitit të kaluar.
Vajza, që peshonte më pak se 2 kg kur lindi, kaloi tre muaj e lidhur pas një ventilatori që e ndihmonte të merrte frymë para se të transferohej në Spitalin e Fëmijëve në Boston.
Infermieria vendosi që ta adoptonte kur ajo ishte vetëm 9-muajshe.
Burimi: The Sun| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania