Megjithëse është në një proces të hapur gjyqësor, kjo nuk e ka penguar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri të argëtohet në jetën e natës në kryeqytet.
Ai është filmuar me mikrofon në duar duke ia marrë këngës në shoqërinë e këngëtares Eneda Tarifa.
Tahiri duket shumë i hareshëm nën tingujt e muzikës dhe kjo nuk është hera e parë që shihet në lokalet e natës që mesa duket i ka të preferuara dhe është një frekuentues i rregullt i tyre.
Pak ditë më parë ai u pa nën shoqërinë e disa ish-ministrave të tjerë të PS duke kënduar mbi skenë.