Pasagjerët në një kroçiere luksoze kanë udhëtuar për katër ditë në det të hapur me një kufomë të ngrirë pa e ditur.
Kufoma ishte e një pasagjeri tjetër, i cili ndërroi jetë papritmas si pasojë e një ataku në zemër.
43-vjeçari, Wu Chih-huang ndërroi jetë disa orë pas nisjes së udhëtimit më 31 mars dhe stafi u detyrua që ta mbante në një frigorifer për ta ruajtur.
Thuhet se Chih-huang nisi të kishte të vjella dhe dhimbje gjoksi vetëm disa orë pas nisjes së anijes. Disa orë më vonë ai u deklarua i vdekur.
Asnjë nga pasagjerët e kroçierës, rreth 1,500 të tillë, nuk e dinte se një bashkëpasagjer i tyre kishte ndërruar jetë.
Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania