Duhet edhe ca kohë derisa Apple të prezantojë gjeneratën e re të iPhone-ve, por kjo nuk i ka penguar thashethemet që të qarkullojnë.
Thuhet se kompania amerikane e elektronikës mund t’i sjellë iPhone-t e rinj me titullin “iPhone 11” ose “iPhone XI”.
Veç emërtimit informacione të tjera kanë rrjedhur nga burime të sigurta pranë Apple që kanë ndihmuar ekspertët e fushës që të krijojnë një “imazh” të smartfonëve të rinj.
Detajet:
-Pritet që Apple të sjellë tre versione: Një model 5.8-inch ( për të përmirësuar iPhone XS), një model 6.5-inch ( për të përmirësuar iPhone XS Max), dhe një model 6.1-inch (për të përmirësuar iPhone XR).
-iPhone-t e rinj pritet të vijnë dy mënura ngarkimi të baterisë pa tela.
-Pritet që smarfonët të vijnë me një sistem të trefishtë të kamerave.
-Data e prezantimit parashikohet të jetë 10 ose 13 shtatori dhe shpërndarja një dyqane më 20 shtator.
-Çmimet: modeli 5.8-inch mund të vijë për £999, modeli 6.5-inch rreth £1,099, dhe modeli me çmimin më të ulët, 6.1-inch, pritet të kushtojë diku tek £799.
JOQ Albania