Analisti Armand Shkullaku ka komentuar aktualitetin politik .
Ai tha nga studio e "Opinion", se Rama ska asnjë bilanc për qeverisjen e tij dhe flet për hallatet e del me brekushe.
Sipas shkullakut, Rama vazhdon të kapet akoma me ish-deputetët e opozitës.
Analisti ndër të tjera ka thënë se Rama ka nevojë të ketë përballë dikë, që të thotë më mbani mua se jam më i mirë.
Më tej Shkullaku shpreh, se propaganda e Ramës është thjesht një flluskë sapuni.

Shkullaku tha:
Po ta shohësh, pavarësish PD apo PS, kanë kalëruar të njëjtin sistem. Po ta shohësh Edi Ramën, të gjithë fjalimet që ka, ai nuk ekziston dot, pa patur kounterpartin e vet. Ai del në Librazhd për të folur me qytetarët. Normalisht ai duhet të thotë, në një vit e gjysëm të mëndatit, kam bërë këto gjëra. Por, ai thotë Ervin Duma, Gaz Salianji, Berisha, del me brekushe, Luli ska hallate. Ai edhe kur ka dalë, opozita ka nevojë ti referohet dikujt. Ky nuk ka asnjë bilanc, e ka zero.Kur ra në normalitet, filloi të trajtojë si opozitë ata figurat që ka atje. I thoshte do ju mundim ju. Ka nevojë të ketë përballë dikë, që të thotë, më mbani mua, se jam më i mirë se këta. Duke e lënë vetëm përballë shqiptarëve, edhe ata që besojnë propagandën e tij, do e shohin se është një flluskë sapuni. Edhe po ta mbajnë që të bëhet i përjetshëm, është popull që nuk e kupton sistemin demokratik, duan një lider që kërkon ti bëjnë portokalli.