Dogjën mandatet/ Nga Berisha, Kryemadhi e Grida Duma, ish-deputetët e opozitës kërkojnë rrogat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.04.2019, 09:10

Që kur deputetët e opozitës dogjën mandatet, mazhoranca është paraqitur e vetme në Kuvend me prurjen e deputetëve të rinj që kanë marrë mandatin e deputetit.

Gjithsesi, megjithëse nuk janë më deputetë, benefitet për statusin e deputetit, opozita do t’i gëzojë edhe për 3 vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për 50% të rrogës që ata përfitojnë pasi kanë dorëzuar mandatet.

11 ish-deputetë të opozitës, duke përfshirë edhe Sali Berishën dhe Monika Kryemadhi, kanë plotësuar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore formularin, i cili autorizon përfitimin e një pagese kalimtare, e cila shkon sa 50% e pagës së deputetit.

Krahas Berishës dhe Kryemadhit, formularin në ISSH e ka plotësuar edhe Aldo Bumçi, Andon Frrokaj, Gent Strazimiri, Florjon Mima, Genc Pollo, Dhurata Çipi, Nard Ndoka , Petrit Vasili e Grida Duma.

LIGJI

Sipas ligjit 8097/1996, për “Pensionet Shtetërore Suplementare të Personave që Kryejnë Funksione Kushtetuese dhe të Punonjësve të Shtetit”, në nenin 7, paragrafi i dytë, thekson edhe përfitimin që marrin ish-deputetët pas LIGJI Sipas ligjit 8097/1996, për “Pensionet Shtetërore Suplementare të Personave që Kryejnë Funksione Kushtetuese dhe të Punonjësve të Shtetit”, në nenin 7, paragrafi i dytë, thekson edhe përfitimin që marrin ish-deputetët pas ndërprerjes së mandatit.

“Personave të grupit të parë, që përmenden në shkronjën ‘b’ të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion”, thuhet në ligj.

Kësisoj, sipas ligjit, të 11 ish-deputetët e opozitës parlamentare kanë të drejtë të marrin gjysmën e rrogës së deputetit për aq kohë sa kanë qenë në Parlament, por jo më shumë se tri vite. Nëpërmjet këtij përfitimi që i garanton ligji, ish-deputetët e opozitës pritet që të marrin gjysmën e pagës deri në vitin 2021, kohë në të cilën do t’u përfundonte edhe mandati në mënyrë të natyrshme po mos t’i kishin dorëzuar, shkruan Paorama. Përfitimi i gjysmës së pagës do të fillojë nga muaji maj pasi ligji parashikon se për 2 muajt e parë të ndërprerjes së mandatit, ish-deputetët marrin dy paga të plota nga Kuvendi.

Opozita i dogji mandatet në datën 21 shkurt kur i dorëzoi edhe zyrtarisht në Kuvend. Rrjedhimisht, deri në 21 prill janë paguar me rrogën e plotë të deputetit. Krahas këtij grupi ish-deputetësh që kërkojnë përfitimin e pagesës kalimtare, një pjesë tjetër e ish-deputetëve të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim i janë drejtuar Gjykatës Administrative për të marrë rrogat e bojkotit parlamentare që zhvilluan përpara se të digjnin mandatet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit