Një 26-vjeçare ka 10 muaj që jeton me një furçë dhëmbësh të cilën e ka gëlltitur në përpjekje për t’i dhënë fund jetës.
Ayla Haines është shtruar në një institucion kujdesi që 19-vjeçe pasi vuan nga anoreksia dhe nga shëndeti mendor.
Prej vitesh tashmë ajo qëndron e mbyllur në qendrën e kujdesit dhe është përpjekur të gjejë mënyrën për vetëvrasje.
Nëna e saj është ankuar se gjendja e saj është neglizhuar dhe se askush nuk po bën asgjë për t’ia hequr vajzës së saj furçën nga organizmi.
Jane shpjegoi se mjekët i kanë thënë që furça do të dalë vetë, por kanë kaluar 10 muaj dhe ajo ndodhet ende në trupin e të bijës.