Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në veri-perëndim të Londrës.
24-vjeçari Zahir Visiter është sulmuar me thikë nga disa persona.
Ata kishin si synim orën e tij të dorës, e cila kishte një vlerë prej 60 mijë eurosh.
Emigranti bëri rezistencë dhe mbeti viktimë e sulmit me thikë dhe ndërroi jetë pranë shtëpisë së tij.
Policia ka shpallur në kërkim 2 persona në lidhje me ngjarjen.
Visiter ishte me origjinë nga rajoni rus i Çeçenisë.
Një mik i viktimës ka rrëfyer për mediat se 2 orë para se ai të sulmohej me thikë, i kishte thënë se ndodhej në rrezik.