Rama dhe Veliaj si copy-paste, akuzojnë kundërshtarët politikë për t’iu shmangur përgjegjësive

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.03.2019, 14:29

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë të disa ditëve më parë, akuzoi paraardhësin e tij, Lulzim Bashën, se i ka dhënë leje vetes për punime shtesë në apartamentin e tij.

Ky ishte një nga justifikimet e shumta të përdorura nga Veliaj, për të justifikuar lejet e ndërtimit për kulla dhe inceneratorë.

Deklarata e Veliajt:

Kam çuar një pafundësi lejesh në prokurori. E di që disa kanë vajtur dhe në gjykatë. Kanë anuluar komplet projektin e vjetër të bulevardit të ri, pikërisht për ti prishur këto pazare dhe nëse do le të themi rezultatin më pikant të auditit shiko një vendim të Bashkisë së Tiranës, datë 1 gusht dhe thotë: Vendim për miratimin e lejes për zonjën Aurela Isufi dhe Lulzim Basha dhënë nga Lulzim Basha. Ka bërë 4 mbyllje dhe e para e punës ti flet për një. Ai ka marrë leje për një dhe ka bërë 5. Nuk ka bërë vetëm kat shtesë, ka bërë edhe 4 xhepat anash. Është puna tek parimi se duhet të jesh shumë i paaftë, i ulët, komplet pa nivel, fyes ndaj qytetarëve të tu që nuk shkon në Bashki. Nuk të punon sahati dhe i jep leje vetes tënde. E kam çuar në gjykatë dhe me të marrë vendimin e gjykatës patjetër do prishet. Ti pse nuk bën pa leje. Këta këtu, pse nuk bëjnë pa leje. Një që s’ka bërë këtu meriton të jetë kryetar opozite se është më e i ndershëm se një që në çdo mundësi e ka rrjepur këtë shtet.

Megjithatë kjo nuk justifikon veprimet e Veliajt, duke qenë së premtoi përpara se të merrte në dorë çelësat e Bashkisë së Tiranës, se do të kishte 0 ndërtime. Premtimi i Veliajt ishte thjesht një flluskë në ajër, pasi Tirana është kthyer në një kantier të madh ndërtimi.

Deklaratat e Veliajt nuk ndryshojnë shumë nga ato të shefit të tij të madh Edi Rama. Edhe ky i fundit, për tu ikur përgjegjësive hodhi akuza ndaj kundërshtarëve. Këtë e bëri gjatë një takimi ditën e djeshme në Durrës, ku u mundua të justifikonte blerjen e votave në zgjedhjet lokale, të cilat janë pjesë e dosjes 339, ku është i përfshirë drejtpërdrejtë, kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Rama akuzoi demokratët se nxirrnin të burgosurit me leje dhe së bashku me deputetët terrorizonin qytetarët. Më tej ai u ndal edhe në Shijak, ku vepron grupi i strukturuar kriminal i Avdylajve, duke thënë se dikur nuk çonin dot komisionerë.

Deklarata e Ramës:

Këta të burgosurit i nxirrnin me leje, tani thonë foli Gjushi në telefon me Niçen. Na u bë Niçja si të ishte Aleksandër Moisiu, zëri i Niçes u bë si me qenë zëri i Luçiano Pavarorit. Këta i nxirrnin të burgosurit me leje dhe i merrte në krahë deputeti dhe vinte terrorizonte gjithë dynjanë. Flasin këta për krime, kriminelë? Ne nuk çonim dot komisionerë në Shijak, nuk shkonin dot njerëzit në komision, u detyrua partia ti conte pa njohur e mos ti shikonin nesër. I harruat zgjedhjet në Shijak që kërciti druri. Ata thonë jo se na vidhni votat.

Rama dhe Veliaj e kanë bërë rrugë tashmë, sa herë që iu ngec sharra në gozhdë, largojnë përgjegjësitë nga vetja dhe përpiqen të gjejnë fajtorin tek kundërshtarët. Kjo tregon se “shefi i vogël” ka kopjuar më së miri “shefin e madh”, duke i kopjuar jo vetëm metodën e justifikimit, por edhe atë të të bërit propagandë.

Kjo vërehet edhe në shprehjet e tyre të përbashkëta, ku njëri e thotë në kontekstin lokal, ndërsa të tjetri në rang kombëtar:

Kemi bërë shumë, por ka akoma ende punë për të bërë

Ky është marifeti më i bukur që përdorin, për të justifikuar premtimet e pambajtura./ G.Sh për JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit