Familja Çuko e cila banon në fshatin Fermë-Çlirim të Fierit jeton në kushte skandaloze.
Kryefamiljari detyrohet të gërrmojë nëpër kazana plehrash për të siguruar ushqim, ndërsa djali i vogël Luisi mbledh bidonë.
Nga ana tjetër lista e tyre nëpër dyqane ishte shumë e gjatë, ndërsa u mungonte edhe një shtëpi e tyre.
Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” dhe Elvis Naçi u dhuruan atyre një shtëpi të re, ndërsa u paguan edhe borxhet që kishin nëpër dyqani.
Erjona, nëna e 5 fëmijëve, nuk mund të mbajë lotët teksa futet në shtëpinë e re.
Elvisi i komunikoi Erjonës se për dy vjet atyre u janë akorduar 300 mijë lekë në muaj pension për dy vite nga një zonjë. Gjithashtu prindërve të 5 fëmijëve u është siguruar një vend pune.
Biseda
Elvisi: Si të duket shtëpia e re?
Erjona në lot: Nuk e kam ëndërruar më para një shtëpi kaq të bukur.
Fatma: Eshtë shtëpia juaj ta gëzoni, këta 5 yje e meritojnë!
Erjona: I ka lot gëzimi, faleminderit shqiptarëve që kanë kontribuar për këtë shtëpi që do rris 5 fëmijët e mi. Kjo është një mrekulli!
Një surprizë ishte dhe për kryefamiljarin Gentin i cili nuk e priste këtë surprizë të organizuar nga stafi.
Elvisi: Ne gëzohemi bashke me ju! Kur shqiptarët janë bashkë kjo tregon që ne bashkë mund të bëjmë mrekullinë!
Elvisi: na keni emocionuar shumë, na keni bërë të lotojmë, keni folur me shpirt dhe me vërtetësi.
Erjona: Cdo gjë që thashë ishte e vërtetë, asgjë nuk ishte e sajuar. Me ardhjen në jetë të binjakeve ka gjetur qetësi edhe shpirti i vëllait tim. Orgesa i ngjan vëllait tim në pamje
Elvisi: Kushtet i keni shumë të vështira?
Erjona: Nuk kam qenë më parë në këtë gjendje, kisha një punë, burri punonte!
Fatma Naçi: Këto princeshat e vogla nuk e meritojnë këtë jetë, ka shumë familje të varfra në Shqipëri, por kam besim se tek ju njerëzit kanë parë se jeni punëtore, ju nuk i keni rënë askujt në qafë, jam shumë e lumtur, po më dridhën duart që po mbaj këtë fëmijë kaq të bukur.