26-vjeçari Jurgen Kurti u vra mbrëmjen e 18 marsit teksa ishte në afërsi të banesës së tij. Së fundmi në rrjet po qarkullon fotoja e një ‘’Benzi’’ të zi, ku prej të cilit dyshohet se Klodian Bane qëlloi me breshëri Kurtin.
Makinës i ishin vendosur traga të falsifikuara në mënyrë që të kryej ekzekutimi i 26-vjeçarit. Më pas autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe kanë ndaluar pranë zonës te “Pallati me Shigjeta’’.
Ata hoqën qafe targat e falsifikuara dhe më pas i vendosrën targat origjinale makinës. E ditur bëhet se i gjithi ky moment është filmuar nga një kamera sigurie. Në filmime dallohen Olsi Qalliaj, Alesio Berberi, Klodian Bane dhe Elsi Leventi.
E ditur gjithashtu bëhet se policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga liqeni deri tek ‘Pallati me Shigjeta’, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhjen mes tyre.
Kujtojmë këtu se sipas burimeve nga policia, dyshohet se të arrestuarit janë paguar rreth 30 mijë euro për të ekzekutuar Kurtin.
Atyre u gjetën 5 telefona celularë të kushtueshëm dhe të koduar, secili me vlerë rreth 2 mijë euro. Gjë kjo që ka vështirësuar përgjimin e policisë.