“Nëntë arsyet pse 99-shi Erion Veliaj kërkon mandatin e dytë”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.03.2019, 08:25

Kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur kandidaturën nën siglën e Partisë Socialiste, për një tjetër mandat 4 vjeçar në krye të këtij dikasteri.

Ai e shpalli kandidaturën në një miting mbajtur të shtunën, në sheshin Nënë Tereza, mes shpenzimeve marramendëse dhe shfrytëzimit të fotos së fëmijës pa lejen e prindërve në ekranin LED.

Por më poshtë Boldnews sjell arsyet pse Veliaj kërkon një mandat të dytë në krye të Bashkisë.

1-Pastrimi i parave të drogës

Kanabizimi i vendit gjatë viteve 2016-2017, ishte mbarësi për pushtetin dhe grupet kriminale. Të parët rifituan mandatin e dytë, ndërsa grupet kriminale u pasuruan dhe u fuqizuan me miliona euro të thata në duar. Kjo situatë solli një fluks të madh ta parasë së pisët që rridhte nga trafiku i paligjshëm. Mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe ekspertët vendas dhe të huaj përllogarisin se nga kanabisi në duart e grupeve kriminale ka përfunduar rreth 5 miliardë euro. Një shifër e frikshme për një ekonomi të rrënuar siç është Shqipëria, por diku kjo para do riciklohej dhe pastrohej në “lavatriçen” e qeverisjes lokale dhe qendrore. Investimi më i shpejtë dhe i menjëhershëm mbeti ndërtimi. Zonat e preferuara ishin Tirana dhe vija bregdetare. Sidomos kryeqyteti ofroi larmi në çështjen e ndërtimeve dhe i pakursyeri Lali Eri nisi në masivitet dhëniet e lejeve. Shumëkush sot mund ti kujtojë Veliaj shprehjen e tij të famshme gjatë fushatës së vitit 2015 kur premtoi se do jetë me parimin: “Zero ndërtime në Tiranë, pasi qyteti është i mbindërtuar”… Ky premtim tërësisht i pambajtur, nuk e skuq apo zverdh Lali Erin, pasi bosët e ndërtimit janë më të rëndësishëm se jeta e çdo qytetari.

2-Krijimi dhe mbajtja e oligarkëve rreth tij

Në ditët e para që Veliaj mori postin e kryebashkiakut, kishte përkrahjen e një njeriu, ai ishte Edi Rama, ky i fundit ëndrrën e tij për ta bërë kryeqytetin sipas vizonit të tij abstrakt dhe surreal, ia la në duar “mjeshtrit të vogël”, Lali Erit. Kryebashkiaku i Tiranës shihte përtej oazit të kryeministrit dhe gradualisht ofroi pranë vetes oligarkët e rinj për të, që gjithsesi ishin të vjetër për Ramën. Veliaj në kaosin e shfrenuar të ndërtimeve lëshoi qindra firma për ngritjen e pallateve, kullave, komplekseve të ndryshme të shërbimit dhe në vepra publike që ngado të vërtiteshin të çonin në duart e pesë personave, tashmë me staturë të plotë të oligarkisë. Veliaj kërkonte çlirimin nga “zinxhirët e Ramës” dhe atë e ka krijuar tashmë prej dy vitesh, duke përfituar edhe nga situata e rëndë politike që po kalon kryeqeveritari. Ndërsa kreu i qeverisë ndjente presionin e vazhdueshëm, Veliaj ironikisht gëzonte ngjitjen e tij dhe kjo i erdhi nga oligarkia e re që bënte be për “Kokën e Lalit”… Me dy metoda e siguroi suksesin, duke përdoruar dy “P-të” e tij, Para dhe Progagandë.

3-Ndërtimi i kullave dhe pallateve

Ai erdhi me premtimin se do kishte zero ndërtime në Tiranë, por e mbylli mandatin e parë me një shifër të frikshme. Në total, për gjithë vitin 2018 nga Veliaj u dhanë 388 leje ndërtimi, nga 231 vitin e mëparshëm. Kjo përkon me fundin e mandatit të parë të tij, duke e kthyer kryeqytetin në një bunker të madh betoni. Më shumë se 60 % e këtyre lejeve janë dhënë për ngritjen e pallateve dhe të kullave. Në çdo qoshëze lagjeje të kryeqytetit që ka mbetur ndonjë truall, sot është nën mbretërinë e betoniereve. Gjithashtu është edhe një kategori tjetër ndëruesish të cilët pasi i kanë nxjerrë ujin e zi gropave të pallateve të banimit, sunojnë të kapin majat, nëpërmjet qiellgërvishtësve, apo kullave. Për “konceptin” e Lali Erit Tirana është më mirë të shtrihet vertikalisht në ndërtime, duke justifikuar kullat shumëkatëshe. I gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, madje edhe trualli afër Bashkisë do të mbulohet shpejt me dhjetara kulla. Projektet janë gati, ndërsa Lali Eri mbetet i gatshëm që nëse fiton mandatin e dytë, punët e para që do ia “dhurojë” Tiranës janë kullat.

4-Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore që ka mbetur

Janë dy njerëz, por për çështjen e objekteve që mbartin trashëgimi kulturore kanë një qëndrim të përbashkët: “ata duhen shkatërruar, me parimin mirëfilltas të sistemit komunist; e vjetra shembet dhe një botë e re lulëzon gërmadhash”. Edi Rama ishte personazhi atipik politik i viteve 2000 kur nisi fushatën në shkatërrimin e objekteve kulturore, kryesisht ndërsa të viteve 20-30 që edhe sistemi komunist nuk kishte preferuar ti rrafshonte. Rama është ideatori e madje edhe “ekskavatoristi” i shkatërrimit të “Kinema Republika dhe 17 Nëntori. Mbi ta u ngritën pallate sipas shijeve të Ramës. Nuk u mjaftua me kaq, por batardinë me një psikozë dukshëm të sëmurë, e vijoi edhe me nxjerrjen jashtë listës së trashëgimisë kulturore të shtëpive karakteristike të Tiranës. Dha leje ndërtimi në çdo shtëpi dhe oborr në lagjet e vjetra tiranase dhe sot asgjë nuk ka mbetur nga e shkuara. Por Edi Rama kishte edhe një objekt që i zinte sytë, e urrente atë godinë, e madje edhe njerëzit që “jetuan” në të, është Teatri Kombëtar. Nisi fushatën për ta shembur qëkur ishte Ministër Kulture, e vijoi histerizmin edhe kur që kryetar bashkie dhe tashmë safetën ia ka lënë në duar, “çirakut” Erion Veliaj. Në të gjithë rastet kanë hasur në rezistencën domethënëse të artistëve, së fundmi edhe të shoqërisë civile, por Rama dhe Veliaj nuk heqin dorë. Një nga objektivat e Lali Erit është shembja e Teatrit Kombëtar dhe ngritja pranë sa të shtatë kullave nga e preferuara e pushtetit kompania “Fusha sh.p.k”. Me rënien e Tetarit Kombëtar, Rama dhe Veliaj do marrin frymë lirisht. Përfundimisht në Tiranë nuk do lenë asnjë objekt domethenës të viteve 20-30. Kjo bëhet me një qëllim të pastër, që në të ardhmen Rama dhe Veliaj të mbahen mend si “arkitektët” e një kryeqyteti që shembi historinë, për tu futur në librat e zi të historisë, si “histerikët” e objekteve kulturore, dyshja e pandashme Rama-Veliaj.

5-Rikthimi dhe rigjenerimi i objekteve të kohës së realizmit socialist

Nën moton e rritjes së “turizmit”, Erion Veliaj dhe Edi Rama vunë në zbatim planin për rikthim në identitet të objekteve të realizmit socialist. Si “arkitekt” dhe ideator zgjodhën italianin Carlo, që në Shqipëri ka edhe media, por kjo ishte më pak e rëndësishme sasa qëllimi në vetvete. Fillimisht e nisi më ngritjen e dy bunkerëve dhe më pas me shtëpinë e gjetheve në Tiranë. Tashmë është gati nisja e punimeve për të rikthyer “shkëlqimin” e dikurshëm të ish-piramidës, e ngritur për përjetsimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha. E la ai, por tanimë e kanë marrë pinjollët, dhe ata nuk zhgënjejnë… Gjithashtu përgjatë viteve 2016-2017 u rikonstruktua çdo lapidar i ndërtuar gjatë sistemit komunist për nder të të rënëve të Luftës së Dytë Botërore. Përtej parasë së derdhur pa u kursyer, “qëllimi justifikon mjetin”, pasi në këtë mënyrë ruhet rrënja e së shkuarës komuniste dhe vijimësisë së Partisë që vetëm sa ka ndryshuar emërtim, nga PPSH, në PS dhe tanimë edhe me një emër “arti” si Rilindja.

6-Projekti i Unazës së Re

Ai djaloshi i organizatës “Mjaft” nuk është më si atëherë kur për të marrë fonde nga ndërkombëtarët nuk e kishte problem të vishej si grua, bashkë me shoqninë e tij, dyshen mashkullore Mazniku-Fuga. Një kohë e shkuar, që nuk e ka problem për ta kujtuar, por sot Veliaj lundron mes trafikut të influencës, oazit të ligarkisë dhe afrimit me personazhe të botës së krimit; trafikantë të drogës që në fund dalin “njerëz të fjalës” dhe të besës kur vjen çështja në dhënien e ryshfetit dhe ofiqeve të tjera. Lali Eri po ofron bëma të madha dhe një prej tyre është edhe devijimi i projekteve, e madje, ky “Zot i natyrës” i ndryshon rrjedhën edhe lumenjve. Në afërsi të zonës së Unazës së Re, Veliaj i ka dhënë për shfrytëzim në një kompleks të madh ndërtimi kompanisë së Edmond Begos. Një ish-i dënuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotik dhe mik i afërt me kreun e grupit Socialist Taulant Balla. Bashkia ka devijuar projektin e ndërtimit të rrugës dotësore lidhëse të Unazës së Re, vetëm për të mos prekur asnjë metër katrorë nga kompleksi i madh i ndërtimeve të oligarkëve, që kanë “CV” të pasur në trafikimin e drogës. Ky është një nga kriteret e Rilindjes…

7-Të mposhtë “armiqtë” brenda partisë

Kuti i matjes së suksesit për botën e Rilindjes është jo vetëm karriera politike, por forca e pushtetit, sa para ka siguruar dhe ku synon të arrijë. Lali Eri, e mori butë, por shpejt u kthye në një nga njerëzit tashmë të dyshuar si më të pasurit, edhe pse kjo nuk reflektohet në deklaratat e ILDKPI-së. Xhelozia ishte e garantuar dhe një nga personazhet që po ngjitej gati në një shkallë me Veliajn ishte Saimir Tahiri. Ky i fundit për të kapur majat e pushtetit nuk kurseu asgjë nga vetja, aq sa pranoi të bëhej ministri i parë i Brendshëm që kanabizoi vendin, pa e kuptuar se shefi i madh në fund do e shiste dhe ia dorëzonte drejtësisë. Rënia e Tahirit ishte edhe një shtysë e Veliajt, që brenda Rilindjes nxiste përkrahësit e tij për ti dhënë goditjen finale këtij personazhi që gjithsesi ia eklipsonte “suksesin e propagandës”. Tashmë Veliaj pasi hoqi një “kokë të madhe” e ka më të lehtë që të shembë si “birila” personazhet që nuk e mbështesin brenda partisë.

8-Kontrolli mbi median

Nëse bota do hapte një konkurs ndërkombëtar për të zgjedhur “njeriun më mediatik”, Erion Veliaj e ka fitoren në xhep, ndoshta ndonjë kryebashkiak i vendeve të afrikës mund ta rivalizojë përsa i përket përdorimit të medias në shërbim të tij. Ai ka krijuar botën virtuale që mbështet nga makineria propagandistike mediatike. Në zyrën e shtypit, ose “agjit-propit” ka një organikë të tejfryrë me kameramanë, fotografë, të ashtëquajtuar “gazetarë terreni” dhe këshilltarë mediatik që çdo ditë punojnë për piarin e Lali Erit. Detyra e tyre është “gatimi i produktit”, ndërsa shpërndarja dhe mbështetje vjen pikërisht nga bosët e medias. Shumë prej pronarëve të mediave të mëdha, kryesisht televizive janë edhe ndërtues dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë kanë nevojën e këtij kryebashkiaku që ndërtimet i ka edhe hoby. Gazetarët e mediave të ndryshme, veçanërisht televizioneve, mund të rrezikojnë vendin e punës, nëse qoftë edhe në një kronikë të vetme Lali Eri ka rezerva, ndaj vetëcensura e gazetarëve është e ndërlidhur fortë me censurën direkte të tij dhe të pronarëve. Urdhri nëpër televizionet kryesore të vendit është: Pranoni çdo kronikë të gatshme që vjen nga Lali dhe jepni hapësirë mediatike në pikun e edisioneve informative, edhe nëse Veliaj shfaqet duke mbjellë një shkurre, ajo duhet publikuar.

9-Të bëhet gati për vrasjen e “babait politik” Edi Rama

Në arsyen e nëntë se përse Lali Eri do mandatin e dytë si kryebashkiak mund të mos u pëlqejë disa Rilindasve, por kështu ndodh në çdo parti të majtë. Në rast humbje, subjekti politik kryqëzën politikisht kryetarin dhe në vendin e tij zgjedh një tjetër, që më shumë se me aftësi politike, di të luajë fijet e lobit brenda partisë. Është një lloj forme “vrasje e babai politik”. Këtë më shumë se Lali Eri e di edhe vetë Edi Rama, i cili nëse nuk e kthen dot situatën në favor të tij e ka të sigurt shembjen që do i vijë nga nxënësi. Kështu bëri edhe Rama me ish-kryetarin Fatos Nano. Ndonëse ky i fundit e promovoi dhe e mbajti në elitën politike, thikën pas shpine e mori pikërisht prej tij. Lali Eri pas mandatit të dytë si kryebashkiak, mund të synojë marrjen e partisë, çka në një të ardhme njëkohësisht do i sigurojë postin kryeministror. Ky mbetet qëllimi i tij, ndonëse publikisht mundohet të mbajë raporte deri vasaliteti ndaj Ramës, por djali i “mjaftit” të dikursghëm, i G 99-ës dhe sot i Rilindjes është kthyer në rrezik serioz, pasojat e së cilës sot po i vuan Tirana, nesër i gjithë vendi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit