Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europës, Gent Cakaj ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Komisionit për Integrimin, pa praninë e opozitës e cila ka dorëzuar mandatet.
Cakaj është shprehur se i ka shkarkuar nga puna mbi 20 diplomatë pasi ka një mospërputhje mes pozicioneve dhe performancës. Rudina Hajdari ka qenë ajo e cila e ka thumbuar me pyetje ministrin Cakaj duke i kërkuar edhe llogari se përse i ka shkarkuar këta punonjës.
Gjatë kohës që Hajdari po fliste, Cakajt nuk iu durua dhe mbajti ngritur dorën për të marrë fjalën. Mbledhja e këtij komisioni nuk ka kaluar pa debate e tone të larta, por ai që e ka kritikuar Cakaj-n ka qenë edhe Taulant Balla.
Rudina Hajdari shprehet:
Kam një koment ndoshta edhe dy pyetje. Do doja që kolegët e mi mos të më ndërprisnin se do ju duket jashtë rendit të ditës. Keni vendosur të shkarkoni rreth 20 punonjës. Ju thoni se për shkak se këta punonjës nuk përmbushin fushën ligjore keni vendosur t’i shkarkoni.
Në bazë ligjore ne kemi të drejtë informim për transparencë. Për dy gjëra sepse duke i cënuar lirinë i cënon shërbimin diplomatik. Nëse ju do luftoni klientizmin mund të na thoni pse nuk kenin dhënë një arsye për 20 punonjësit.
Përmes një deklarate ju jeni shprehur se keni vendosur të shkarkoni rreth 20 punonjës. Ju thoni se për shkak se këta punonjës nuk plotësojnë kushtet, ju keni vendosur t’i shkarkoni.
Dhe këtë vendim ju nuk e keni publikuar, në bazë ligjore ju kërkoj arsyen pse ju i keni shkarkuar këto punonjës, në bazë ligjire ju duhet të tregoni arsyen, se ju cënoni individualitetin, privatësinë e tyre dhe integrimin.
Ish-ministri Bushati ishte shprehur se po lëmë një trup diplomatik ambicioz dhe që në mënyrë dinjitozë punon për Shqipërinë. Meqë ju thoni se po luftoni nepotizmin, pse nuk na keni dhënë arsye për shkarkimin e këtyre diplomatëve? Apo mos ndoshta është vetëm deklarata e radhës? Mund të na shpjegoni pse këta punonjës janë shkarkuar duke pasur parasysh deklartën e ish-ministrit."
Gent Cakaj i përgjigjet:
E para citimi i deklaratës sime nuk ishte saktë për faktin që kam vendosur të shkarkoj 20 punonjës. Unë kam thënë se me një pjesë të punonjësve është bërë shkëputja e marrëdhënies së punës dhe një pjesë do bëhet transferimi.
Por nuk janë bërë 20 shkarkime nga puna. Pikërisht ju duhet të jeni të lumtur që vazhdon reforma në shërbimin diplomatike. Në diplomacinë tonë në botë ka një disbalancë ndërmjet numrit dhe rezultatit. Deklarata e Bushatit është kryesisht legjitime. Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë të shërbimit diplomatik që ka pasur ndonjëherë.
Unë jam këtu për t’u përgjigjur edhe jashtë rendit të ditës. Një pjesë e tyre nuk mund të qëndrojnë 7 vite në sisteme diplomatike pa asnjë transferimi. Ata që vijnë prapa meje do i korrigjojnë gabimet e mia.
Mos ki frike për çdo emër që është larguar nga puna dhe është bërë transferta do bëhet publike. Unë pres valë të tjera ndryshimesh nëse performanca nuk është në nivelin e duhur."