Detaje/ 21-vjeçari e ndoqi deri tek hyrja e shtëpisë dhe u takua me “çunat” pas vrasjes së Jurgen Kurtit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.03.2019, 09:54

Detaje të reja janë zbuluar ditën e sotme ënë lidhje me rolin e bashkëpunëtorëve në vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti.

Për vrasjen e tij janë arrestuar tre persona dhe është shpallur në kërkim një i katërt. Të arrestuarit janë Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Mësohet se të rinjtë janë me arsim 8-vjeçar dhe të papunë.

Bashkëpunëtorët dhe atentatori e kanë ruajtur “objektivin” prej dy javësh para se ta eliminonin.

Në momentin e atentatit, Levendi ka qenë në zonë dhe në këtë kohë ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e 26-vjeçarit dhe e ka ndjekur në këmbë Kurtin deri sa ka mbërritur pranë banesës së tij.

Ai është takuar me atentatorët tek “Komuna e Parisit” pas vrasjes. Nga këqyrja e pamjeve të mbi 50 kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i lëvizjeve të 21-vjeçarit.

Pas vrasjes 4 atentatorët u takuan bashkë. Ata janë larguar me një automjet tip “Benz” ngjyrë gri, në pronësi të personit të shpallur në kërkim me inicialet K.B., i cili edhe drejtonte automjetin.

Automjeti rezulton i regjistruar në Fier me dokumente të rregullta.

3 të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit