Një pedofili nga ishulli Rhode i ka rënë të fikët në sallën e gjyqit ndërsa gjykatësi i lexonte dënimin.
45-vjeçari Thomas Goodman u dënua me 260 vite burg për akuza të ndryshme për abuzime më fëmijë, përfshirë këtu edhe një fëmijë të porsalindur.
Gjykatësi John J. McConnell mori vendimin që Goodman do të dënohej me nga 30 vite burg për çdo rast që ai ka abuzuar me të mitur.
Këtyre ai u shtoi edhe 20 vite për posedimin e videove të ndryshme pornografike me fëmijë.
Këto dënime do të kryhen njëra pas tjetrës duke siguruar që Goodman do të vdesë prapa hekurave.